Goma dhe bomba molotov/ “Rithemelimi” nuk heq dorë nga dhuna, nis me tensione protesta para bashkisë
Ka nisur me tensione protesta e “Rithemelimit” para bashkisë Tiranë ditën e sotme.
Siç shihen nga pamjet, protestuesit kanë vendosur sipër njëra-tjetrës disa goma të vjetra, teksa janë hedhur disa bomba molotov drejt policisë së shtetit. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e Policisë, teksa kjo e fundit bëb thirrje për vetpërmbajtje.
Sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.