“Grekët po ngacmonin dy turiste, ai ndërhyri…”/ DETAJE: Si nisi sherri, që i mori jetën 20-vjeçarit shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Orgito Lloci në Greqi. Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka folur për “Shqipëria Live”, duke treguar se si ka nisur konflikti me dy shtetasit grekë, që më pas rezultoi fatal për shqiptarin.

“Ngjarja ka nisur fillimisht, kur dy grekët ishin në rrugë dhe po ngacmonin dy turiste. Djali ndërhyri dhe u tha të ndalonin. Më pas, dy grekët të moshës 24-vjeçare i kanë bërë pritë shqiptarit në orën 7 kur ai la punën. Aty janë konfliktuar dhe kanë ndërhyrë dhe dy shtetasit e tjerë të huaj për t’i ndarë. Një gjeorgjian dhe një bullgar. Nuk dihet tamam se si ka ndodhur sherri plotësisht, por ka marrë plagë të rënda djali dhe prandaj ka ndërruar jetë.

Avokati i djemve grekë, që janë të shoqëruar pretendon se i ka sulmuar shqiptari. Këta do shpëtojnë do lirohen, nuk do marrin dënim edhe pse janë direkt të përfshirë në vdekjen e tij. Djali ka mbarruar shkollën në Greqi, jetonte familjarisht në Greqi dhe punonte në mënyrë sezoniale në hotele, ishte roje plazhi.

Sa i përket lajmeve se ka pasur sëmundje të mëparshme zemre, deri tani është spekulim, për t’u ardhur në ndihmë edhe dy grekëve që e vranë.”– tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT