‘’Këtij i thoni burrë shteti?…’’ Këngëtari i njohur nga Kosova kritikon ashpër Albin Kurtin
Të shtunën është mbajtur ‘Parada e Krenarisë’ në Prishtinë.
Kjo paradë i dedikohej të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.
I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur.
Në lidhje me këtë ka reaguar kundër artisti i njohur nga Kosova, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.
Në një tjetër postim shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që geit dhe lezbiket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.