“Llogaritë i bënte Monika, unë bëja politikë”/ Meta flet për Kryemadhin pasi u mor në pyetje nga SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas marrjes në pyetje nga SPAK. Meta ka treguar së është pyetur në lidhje me njohjet me disa persona e me veprime të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

“Dumani është një fanatik i bindur i Edi Ramës, një provokator i lindur që kujton se mund të mbajë peng opozitën duke izoluar Berishën dhe bën histori banale me Ilir Metën. Nuk merret me Portin e Durrësit se është aferë e madhe atje. Edi Rama nuk ka hall se humbet arbitrazhin.

Qëndrimi im është shumë i qartë. Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Ranccnini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’ nga telefonata. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. Si mund ti thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik dhe nuk ka marrë leje. Shkojë në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se me makina nuk shkon.

Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Helebën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.

Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi.”- tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT