Mes tyre dhe shqiptare? Policia gjermane tregon se si nisi përplasja e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë

Një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadium gjatë Euro2024, pas përleshjes që përfshinte 150 persona përpara ndeshjes së të dielës mes dy vendeve.

Dhuna në qendër të Gelsenkirchen, në Gjermaninë perëndimore, shpërtheu pasi tifozët anglezë kishin kërkuar të hynin në një restorant të mbushur plot me mbështetës të Serbisë, ka thënë policia gjermane. Një tifoz anglez u trajtua në spital, por iu ndalua për të ndjekur ndeshjen në Arena AufSchalke me kapacitet 50,000 persona. Anglia fitoi 1-0 pas një goditjeje me kokë të Jude Bellingham në minutën e 13-të.

Përleshjet në orën 15:45 me orën lokale çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë. Policia thotë se sjellja e tifozëve të Anglisë ishte ‘e shkëlqyer’

Në një konferencë shtypi në Gelsenkirchen, Peter Both, shefi i policisë, tha se nuk ishte e qartë se kush e provokoi dhunën, por se tetë burra do të përballeshin me procedim penal. Ai do të rekomandonte që të arrestuarve t’u ndalohej të ndiqnin ndeshjet e turneut.

“Grupi i tifozëve serb ishte tashmë në restorant dhe padyshim hëngri atje dhe më pas një grup më i madh i tifozëve anglezë u përpoqën të futeshin në këtë restorant. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndezi mosmarrëveshjen. Ajo që nuk mund të themi tani, natyrisht, në retrospektivë, është se serbët refuzuan hyrjen e anglezëve apo anglezët i provokuan serbët? Sigurisht, kjo vështirë se mund të zbardhet më pas. Fakti është se kur kanë tentuar të hyjnë në pijetore ka pasur një sherr të menjëhershëm fizik. Më pas bëmë disa ndalime. Kemi kryer gjithsej rreth 50 kontrolle identiteti. Ne morëm tetë tifozë në paraburgim para ndeshjes, të cilët më pas nuk ishin në gjendje ta shikonin ndeshjen.”– tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT