Meta: Unë Gjirin e Lalzit e ktheva në parajsë, se shkoja me helikopter, doje 4 orë me makinë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas marrjes në pyetje nga SPAK.
Meta ka treguar për gazetarët së është pyetur në lidhje me njohjet me disa persona e me veprime të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për blerjen dhe arredimin e vilës në Gjirin e Lalzit.
Ai tha se me ato punë merrej Kryemadhi, ndërsa ai në atë kohë merrej me politikë.
“Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini.
Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit, palma.
Alberto i luleve, i thashë, shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh.
Si mund t’i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje.
A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje? Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte.
Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje.
Si mund t’i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI.
-Të ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006, më pyetën?
-Mua Elena të më jepte kaq?
-I keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde.
U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar.
Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.
Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë.
Ky është degjenerim, nuk është drejtësi”, tha Meta.