Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Nikolla ‘qetëson’ demokratët: Berishës nuk i hiqet mandati

Pasditen e kësaj të mërkure është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku është diskutuar dhe mandati i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka 6 muaj pa u paraqitur në seancat plenare për shkak se ndodhet në arrest shtëpie.
Burime brenda mbledhjes bejne me dije se mandati i Berishes nuk do të hiqet pasi mungesa e tij nuk konsiderohet pa arsye.
“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend.
Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të ketë thënë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.