“Nuk ka vend për llafe”/ Bollano reagon për herë të parë, pasi u zgjodh kryebashkiak i komanduar i Himarës

Arqile Bollano ka reaguar për herë të parë pasi u zgjodh kryetari komanduar i bashkisë Himarë.
Ai u shpreh se ndjen përgjegjësi të madhe për detyrën e marrë, duke shtuar se nuk ka vend për fjalë, por vetëm për punë. Sa i përket një dorëheqjeje të mundshme, siç ndodhi me4 paraardhësen e tij Belrina Bala, ai tha se një gjë të tillë nuk mund ta parashikojë.
“Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi shumë për të bërë. Nuk ka vend për llafe, por vetëm për punë. Këtë e kërkoj nga të gjithë, që të jemi në një vijë, kemi sezonin turistik, kemi pastrimin, që turisti të jetë sa më i kënaqur.
Pavarësisht kundërshtimeve, ndjej përgjegjësi të madhe. Nuk mund të bëj parashikimin e dorëheqjes”, tha Bollano.