Shkruanin artikuj të falsifikuar për drejtuesit e policisë, gazetari dhe punonjësja e AMP-së shfaqin pendesë. Ja sa janë dënuar nga gjykata

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri. Dy të dënuarit akuzohen për falsifikim kompjuterik.
Arrestimi i tyre u krye pasi ata në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Kushtrim Selimi është ende në kërkim nga policia e shtetit. Arrestimi i tyre është cilësuar si i ligjshëm nga ana e gjykatës, ndërsa mbrojtja paralajmëroi ankimim të vendimit në Apel.
Gjatë seancës plenare të dy të arrestuarit kanë kërkuar falje duke shfaqur pendesë.