Si u “fundosën” efektivët në Rinas, ja çfarë u zbulua nga bisedat

Bisedat telefonike të një pronari agjencie të arrestuar për drogë, kanë çuar në zbardhjen e një skeme ku lejoheshin të kalonin përmes Aeroportit të Rinasit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar.
Eneo Sulejamanaj u vendos në pranga për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokuroria e Tiranësd pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.
Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se Sulejmani kontaktonte me efektivin e aeroportit Briken Tereziu dhe i dërgonte të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjencinë e tij, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore me punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të parave
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryente pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të Unionit
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Masë sigurie “arrest me burg”:
Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”
Eneo Sulejamanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Arrest në shtëpi”
Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
“Detyrimi për t’u paraqitur”
Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: