U dhunua në zonën e ish-Bllokut/ Avokati Sokol Mëngjesi u dërgua në Athinë, ja si paraqitet gjendja e tij

Avokati Sokol Mëngjesi, është transportuar drejt Athinës ku do të marrë edhe një ndihmë të specializuar në një nga spitalet private.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se mjekët e spitalit të Traumës me kërkesë të familjarëve kanë komunikuar me mjekë të spitalit në ATHINË dhe pasi kanë parë gjendjen e tij stabël, kanë vendosur që avokati mund të transportohej në vendin fqinj.
Ditën e djeshme u ul edhe doza e medikamenteve të cilat përdoreshin për ta mbajtur në gjumë.