VIDEO/ Balliu dhe Këlliçi në krye, vijojnë përplasjet e protestuesve me policinë, u vihet flaka gomave

Opozita po proteston për të 12-ën herë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik.
Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës. Disa prej mbështetësve të opozitës mbajnë flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë. Ndërkohë, disa të tjerë vijojnë të sjellin goma makinash për tu vendosur flakën. Sa herë që efektivët përpiqen ta shuajnë zjarrin, protestuesit reagojnë dhunshëm duke u përplasur fizikisht me ta.
Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu dhe anëtari i “Rithemelimit” Belind Këlliçi janë përplasur disa herë me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin e sigurisë.