VIDEO/ Serbët në Kosovë për festën e Vidovdanit, policia nuk lejon flamujtë dhe simbolet nacionaliste

Në monumentin Memorial të Gazimestanit, për festën e serbëve, Vidovdanin, Policia e Kosovës ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj për kontrolle të qytetarëve që do ndjekin ceremoninë. Në hyrje, janë duke u kontrolluar për veshje me simbole nacionaliste, teksa një person ka tentuar të futet me flamurin serb.

Ka qenë Policia e Kosovës ajo që ka shtuar kontrollet ditën e sotme, teksa me pas konstatuan edhe flamurin. Efektivët kanë marrë flamurin, teksa më herët ishte bërë njoftim që nuk lejoheshin, veshjet ose sendet me simbole nacionaliste.

Poshtë rrugës po ashtu, nga njësite tjera të Policisë së Kosovë, janë duke u kontrolluar edhe makinat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT