VIDEO/ Thumanë-Kashar, Rama: Tanimë i aksesueshëm, i shërben zhvillimit të turizmit

Duke nisur nga sot aksi Thumanë-Kashar hapet për qarkullimin e mjeteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se si duket ky aks, ndërsa qarkullimi i makinave do të lejohet prej orës 19:00.
Rama shkruan se ky aks do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.