Vrau recepsionistin e hotelit të tij/ Nisin procedurat e ekstradimit të gerald Shehut pasi u arrestua në Greqi

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se kanë nisur procedurat e ekstradimit të Gerald Shehut, vrasësit të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi.
“Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të tij, kemi dokumentuar gjithçka që ka të bëjë me këtë mekanizëm,. Po shkojmë drejt finalizimit” shprehet Rrumbullaku.
Gerald Shehu është pronari i hotelit në Dhërmi në të cilin punonte edhe Eraldo Nevruzi. Ky i fundit u vra nga Shehu për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri dhe më pas iu ka kërkuar punëtorëve të tjerë qese mbeturinash për të mbledhur trupin e për t’a hedhur diku larg.
Pas një kohe në kërkim u gjet edhe trupi i viktimës gjithashtu u arrestua edhe vrasësi i tij. Shehu do tv arratisej për në Angli nga Greqia pasi kishte edhe shtetësi angleze. Në momentin që nuk kishte gjetur bileta i është drejtuar Spanjës kur 15 minuta para fluturimit u arrestua nga policia greke.