“Vura bast me djalin”/ Shqiptari që ndërpreu ndeshjen me Italinë zbulon pse hyri në fushë

Ndeshja Itali-Shqipëri u ndërpre për disa minuta mbrëmjen e kaluar pasi një tifoz shqiptar hyri në fushë.

Mediat kanë zbuluar se tifozi në fjalë është Sami Rexhepi nga Skenderaji, i cili jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Kur është pyetur për arsyen e hyrjes në fushën e blertë, shqiptaru ka thënë:

“Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”.

Me shpejtësi ai arriti të shmangte disa prej rojeve të sigurimit dhe të përshëndeti lojtarët e Kombëtares.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT