’21 janari’, kreu i SPAK: Do zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë! Afera me kompleksin ‘Partizani’? Janë bërë hetimet pasurore për Berishën

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka zhvilluar një takim me gazetarët ku është përgjigjur për disa nga çështjet e nxehta të aktualitetit.

Dumani ka deklaruar se do të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me 21 janarin dhe do të ndiqet procedura normale.

Më tej kreu i SPAK kë nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.

I pyetur në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën.

‘‘Janë bërë hetimet parësore për Berishën”,- mësohet të ketë thënë Dumani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT