Biden: Hetim protokollit të Shërbimit Sekret në mbrojtjen e Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në lidhje me anentatin ndaj Donald Trump. Pas një mbledhje 2 orëshe me krerët e institucioneve të Sigurisë dhe FBI-së, Biden ka folur direkt para kombit në sallën Roozvelt të Shtëpisë së Bardh.
Presidenti Biden tha se ai “ka urdhëruar kreun e Shërbimit Sekret të rishikojë të gjitha masat e sigurisëpër Konventën Kombëtare Republikane, e cila është planifikuar të fillojë nesër”.
Ai tha se po drejton gjithashtu një “shqyrtim të pavarur të sigurisë kombëtare në tubimin e djeshëm për të vlerësuar saktësisht se çfarë ndodhi, dhe ne do të ndajmë rezultatet e atij rishikimi të pavarur me popullin amerikan gjithashtu”.
Në fjalimin e tij, Presidenti Biden tha se Donald Trump, si një ish-president dhe kandidati i pritshëm për Partinë Republikane, “tashmë merr nivelin e rritur të sigurisë”.
“Dhe unë kam qenë i qëndrueshëm në drejtimin tim të Shërbimit Sekret për t’i ofruar atij çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e tij të vazhdueshme,” tha ai.
Ndërkaq, Biden tha se nuk ka ende asnjë informacion për motivin e sulmuesit.
Presidenti, tha se do të flasë më shumë për të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në orët e ardhshme.