“Veliaj kishte veshur antiplumb”, Blushi: Në mbledhje kishin bërë plan të derdhej gjaku im! Burimet e mia thonë se…

Pasi u grushtua me këshilltarin e Partisë Socialiste Halit Valteri një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit, Tedi Blushi doli sot në një deklaratë për mediat e tha se brenda në sallë ishte planifikuar të bëhej gjakderdhje.

Teksa shfrenonte fantazinë krah kreut të PL-së Ilir Meta, Blushi tha se brenda në bashkinë e Tiranës ishte planifikuar të ndodhte një atentat, e shtoi madje se kryetari i bashkisë Erion Veliaj kishte veshur anti-plumb.

‘Në sallën e Këshillit Bashkiak ka patur një skenar mafioz për gjakderdhje. Incidenti i provokuar ka qenë i inskenuar.

Sipas burimeve shumë të sigurta, jam informuar se Kryetari i Bashkisë ka qenë i veshur me antiplumb dhe kjo shpjegon edhe fakti pse ne temperature 40 grade, ne mes te korrikut, ai ka qenë i veshur me xhup. Brenda në sallë kanë qenë persona civile qe dyshohet se kane qene të armatosur.

Këtu nisi edhe incidenti i djeshëm pasi kërkova nga Kryetarja e Këshillit të sqaronte kush ishin këta persona civile që ishin lejuar në mbledhje ndërkohë që aty nuk lejohet media dhe nuk lejohen të marrin pjesë as qytetare për te ngritur shqetësimet e tyre.’- tha Blushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT