DETAJE/ Aksidenti tragjik në Gjirin e Lalzit! Shoferi kishte 4 ditë që kishte marrë patentën, e mitura ishte në market kur…

Ditën e djeshme pushimet e një familjeje sllovene u kthyen në tragjedi pasi një 18-vjeçar përplasi për vdekje vajzën e mitur 8-vjeçare.

Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit. 8 -vjeçarja bëhet me dije se ndodhej në Shqipëri për pushime me familjen e saj.

18-vjeçari i identifikuar si Genci Gjura është arrestuar nga policia me akuzën “shkelje të rregullave të qarkullimit”. Gjithashtu mësohet se i riu kishte vetëm 4 ditë që kishte marrë patentën dhe prandaj nuk ka ditur të manovrojë që të shmangte aksidentin.

Përveç kësaj e mitura ndodhej me familjen e saj në momentin e aksidentit. Prindërit ndodheshin në makinë ndërkohë që vajza e vogë ka shkuar në market për të bërje disa blerje. Në momentin kur do t’i duhej të kalonte rrugën ajo është përplasur dhe ka gjetur vdekjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT