Dikur “bërtiste” kundër një kandidati minoritar për Himarën/ Çfarë mendon Çuçi për Vangjel Tavon?

Teksa Vangjel Tavo është konfirmuar si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ende nuk ka një argument përse socialistët vendosën të përfaqësoheshin me të në Himarë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një konferencë për shtyp u pyet se pse u zgjodh Vangjel Tavo si kandidat, pasi ai është një minoritar. Vetë Çuçi ka qenë kundër zgjedhjes së një kandidati minoritar dhe se bërtiste me të madhe që Himara nuk është minoritare.
Kreu i grupit të PS-së refuzoi t’i përgjigjej kësaj pyetje, duke u shprehur se kjo pyetje duhet t’i bëhej Blendi Klosit.
“Kjo pyetje është për Blendi Klosin dhe jo Bledi Çuçin. Se zgjedh kreu i grupit parlamentar një kandidat për bashkinë. Më mirëkuptoni që nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje”, tha ai.