Fabio Capello kritikon ashpër trajnerin e Spanjës, pse futi sulmuesin që shënoi golin e fitores: Bëri një gabim të madh…

Spanja fitoi titullin e katërt europian duke mposhtur Anglinë në finalen e Euro 2024.

Në Berlin, “Furitë e Kuqe” fituan 2-1 ndaj anglezëve falë golit të Oyarzabal të shënuar në minutën e 86-të, pas barazimit të Cole Palmer.

Lojtari i Real Sociedad hyri në vend të Moratas në minutën e 68-të dhe pas vetëm pesë minutash Anglia barazoi.

Pikërisht për këtë arsye Fabio Capello nuk e ka shpjeguar dot zëvendësimin, i cili sipas tij, ka rihapur ndeshjen, pavarësisht golit vendimtar të shënuar nga Oyarzabal:

“Trajneri i Spanjës e rihapi ndeshjen duke zëvendësuar Morata-n”, tha Capello, duke vlerësuar lojën që po bënte Morata deri në ato momente, pasi mbante ekipin e Spanjës shumë lart.

Për fatin e trajneri spanjoll, Oyarzabal shënoi në fund, duke shmangur kështu polemikat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT