FOTOT/ Samiti i Komunitetit Politik Europian në Britani, Rama takohet me Mitsotakis dhe Michel

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Britaninë e Madhe.

Fotot e bisedës mes dy zyrtarëve, janë publikuar nga ministrja Elisa Spiropali e pranishme gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis  ” shkruan Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT