Idajet Beqiri: Zyrtarët shqiptarë të shitur te shovinizmi grek!

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës ne DritareTv tregon se si disa politikanë shqiptarë janë shitur te shovinizmi grek për të dëmtuar Shqipërinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai thotë këta tradhtarë janë të interesuar të ketë konflikte mes dy vendeve dhe në këtë drejtim më të interesuar janë grekët sepse nëpërmjet kësaj politike ata ruajnë ligjin e luftës, mbajnë peng pasuritë e shqiptarëve.

“Himara është politizuar shumë. Politika e ka vrarë Himarën disa herë. Ka vrarë zemrën e Shqipërisë sepse po the Himarë ke thënë gjaku më i pastër i shqiptarëve, sepse përveç pozicionit ku ajo është gjeografikisht ka edhe pastërtinë e njerëzve që jetojnë aty. Himarjotët janë pjesa më vitale e kombit shqiptar, që kurrë nuk kanë pasur të bëjë me ndonjë kombësi tjetër. Padrejtësisht te Himara shovinizmi ka ngulur kthetrat herët dhe ka dashur që ta bëjë minoritet dhe ta lidhë pas qerres së grekofilisë. Aty ku është Himara, po të vazhdojmë më tej me Korfuzin, Igumenicën, Gjirin i Artës, të gjitha janë treva shqiptare dhe nuk ka si të jetë Himara minoritet grek, sepse aty ështe mesi i Shqipërisë. Në këtë aspekt edhe zgjedhjet në Himarë kanë ndarë shovinistët me OMONIA-n nga njëra anë dhe forcat e tjera politike shqiptare nga ana tjetër.

E keqja më e madhe është që ne kemi edhe brenda radhëve tona zyrtarë të shitur te shovinizmi grek, te qarqet e caktuara që nuk e duan miqësinë shqiptaro-greke, por duan që ne të jemi në konflikt të vazhdueshëm. Dhe në këtë drejtim më të interesuar janë grekët sepse nëpërmjet kësaj politike ata ruajnë ligjin e luftës, mbajnë peng pasuritë e shqiptarëve dhe ata e bëjnë këtë lojë të madhe me ndihmën e disa tradhtarëve që kemi këtu brenda, siç ishte Meta dhe Berisha me kandidimin e Belerit, që ia bënë hyzmetin mirë Greqisë dhe krijuan këtë tollovi e cila ishte e pamerituar për Shqipërinë, shqiptarët dhe miqësinë shqiptaro-greke.”, thotë avokati Idajet Beqiri në DritareTV./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT