Ish-agjenti i Shërbimit Sekret analizon gabimet: Mbrojtja e Trump, dështim pas dështimi…

Një ish-agjent i Shërbimit Sekret ka vlerësuar se reagimi në tubimin e ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani ishte një “fije floku larg nga një vrasje presidenciale”, duke theksuar se ka pasur “dështim pas dështimi” në mbrojtjen e tij.

Timothy Miller, një ish-agjent i Shërbimit Sekret, në një intervistë për BBC-në, tha se situata në tubimin ku u plagos një person dhe dy të tjerë u dëmtuan rëndë, ishte shumë afër të qenit një tragjedi më e madhe. Ai tha se identifikimi i një personi të armatosur në një ndërtesë në distancë prej 150 metrash nga presidenti, duhet të kishte sjellë reagime të menjëhershme nga ekipet e sigurisë.

“Situata ishte aq serioze sa duhej të kishte patrulla të Shërbimit Sekret dhe policisë së armatosur në zonën pranë atij ndërtesës, duke përfshirë edhe një ekip të kundër-snajperëve që të vepronin menjëherë dhe me saktësi,” tha Miller. Ai vuri në dukje se një dështim në koordinimin e këtyre veprimeve mund të kishte pasur pasoja të rënda për sigurinë e ish-presidentit.

Miller gjithashtu theksoi se ish-presidenti Trump ishte në rrezik të madh, duke treguar se nëse ai nuk do të kthehej menjëherë drejtuar anës së kundërt të atij personi të armatosur, situata mund të kishte marrë një drejtim shumë më tragjik.

Megjithatë, ai shprehu lehtësimin që nuk pati viktima të tjera në ngjarjen në Pensilvani, ndërsa vlerësoi se reagimi duhej të ishte më i shpejtë dhe më i koordinuar nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë.

Ky incident në tubimin e ish-presidentit Trump në Pensilvani u pasua me shqetësime të mëdha në lidhje me sigurinë e figurave të larta politike gjatë aktiviteteve publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT