“Kemi bërë kërkesë për ekstradim”/ Dumani tregon çfarë po ndodh me hetimin për Arben Ahmetajn

Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë një komunikimi me gazetarët, është shpreh se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Altin Dumani u shpreh se procedura zgjat, ndërsa nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil.
“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, tha kreu i SPAK.
Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të PS-së në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Altin Dumani theksoi se janë duke u hetuar.
“Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme.