Këngëtari shqiptar bën thirrje në rrjetet sociale: Ejani në Shqipëri, lini Greqinë e Turqinë! Lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë bëri një video në rrjete sociale, ndërsa ndodhej për pushime në Shqipëri.
Ai u ankua për çmimet e larta në jug duke thënë se ka dhënë makinën për shezlone. Kjo video e muzikantit bëri bujë të madhe në rrjet, ndonëse së fundmi bëri dhe një tjetër reagim.
I njëjti u bëri thirrje të gjithëve që të vijnë për pushime në Shqipëri, e ta lënë Greqinë e Turqinë.
“O hajdeni në Shqipëri, e lini Greqinë e Turqinë se ky është vendi ynë. Lini shakatë që i bëj unë. Lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë”, tha ai.