“Na vjen keq por…”/ Altin Dumani flet për herë të parë për 63-vjeçarin që piu fotoksinë para SPAK

Altin Dumani, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, ka shprehur keqardhjen për vdekjen e 63-vjeçarit, Pal Trashaj, i cili piu fostoksinë para dyerve të SPAK pas mashtrimit me mikrokreditë.
Megjithatë, ai u shpreh se SPAK ka vetëm një çështje të regjistruar, por nuk heton rastet e qytetarëve që janë mashtruar.
“Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë.
Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë”, tha Altin Dumani.