Në kulmin e sezonit turistik, ndotet deti në plazhin e Potamit! Dyshohet se…

Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, duket se në bashkinë Himarë, nuk janë marrë as masat minimale për sigurinë dhe pastërtinë në plazhe.
Pushuesit kanë denoncuar sot ndotjen e ujit, e cila vihet re me sy të lirë. Plazhi i Potamit është një ndër më të frekuentuarit në vend nga qytetarët dhe turistët për pushimet për pastërtinë, por duket se këtë vit gjërat janë ndryshe. Paraprakisht, dyshohet se shkak për ndotjen mund të jetë bërë derdhja e vajit nga anijet.