Nesër betohet si eurodeputet, flet Fredi Beleri: Do t’i kthehem normalitetit, po iki drejt…

Fredi Beleri ka folur sot nga Rinasi, teksa do të udhëtojë drejt PE-së për t’u betuar si eurodeputet.

Ai u shpreh se tashmë do t’i kthehet normalitetit.

“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendi, ishte një vendin në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.

Duke u ndalur te mohimi i betimit si kryebashkiak i Himarës, Beleri tha se; “që në fillim kjo çështje ka pasur dy standarde.”.

Mes të tjerash Beleri u ndal te zgjedhjet në Himarë. Ai tha se herët a vonë do të dëgjohet zëri i sovranit. “Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT