“Nga njeriu me bllok, tek Berisha e Rama”/ Akuzat e Metës për “21 Janarin”, përgjigjet Basha

Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Ilir Meta, në ldihje me vrasjet e 21 Janarit 2011.

Pasi Meta e cilësoi përgjegjësi ne vetëm të asaj ngjarjeje, duke shfajësuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha, Basha cilëson si përgjegjës vetë kreun e PL-së, Berishën dhe Ramën.

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj.”– shprehet Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT