“O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”, Balliu për protestën e nesërme të opozitës: Do hanë dru nga…

Koordinatori për Tiranën në PD, Klevis Balliu tha se nesër në orën 20:00 opozita do të protestojë me sloganin “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”.

Sipas Balliut qeveria e ka kthyer vjedhjen në sistem dhe ”do hajë dru nga vota e shqiptarëve”.

”Duke parë situatën e rëndë, qytetarët kanë në dorë vetëm protestën. Drejtësia të konfiskojë paratë e korrupsionit. Në zgjedhjet e ardhshme do hanë drurin nga vota e shqiptarëve.

Do shkojmë në zgjedhje, por duhet qeveri teknike, sepse këtyre pushtetarëve nuk mund t’ju besohet menaxhimi i vjedhjeve. Në kohën e qeverisjes së PD, rruga nuk bëhej me këto kosto marramendëse. Rama do të na çojë në “rrugën” e Sonaloas. Shikoni ku ka arritur çështja, drejtori i shkollës shet drogë.

Dilni në protestë për fëmijët tuaj. Protesta do të nisë tek Kryeministria, ku do të protestojmë për faktin tronditës që nuk kemi minimum jetik, 47 përqind e fëmijëve vuajnë urinë, arsimi është shkatërruar.

Të gjithë aleatët do jenë në protestë, opozita është e bashkuar tani. Slogani ynë do jetë “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”. Jam i bindur se do jetë një nga protestat më të mëdha që kemi bërë, ajo që ka rëndësi është energjia që do të transmetojë protesta”, u shpreh Balliu, por në protestat e fundit para bashkisë Tiranë qytetarët e kanë treguar qartë se nuk e mbështesin më Sali Berishën dhe e kanë braktisur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT