Plazhet bosh? Edi Rama sjell pamjet nga Spillea e supermbushur me turistë!

Si gjithmonë për çdo gjë, edhe faktet më normale që shihen me sy, Shqipëria i trajton në mënyrë politike. Opozita e Sali Berishës, duke nisur nga deputetët e PD, nuk kanë ditë që nuk postojnë video nga plazhet që sipas tyre janë bosh e nuk ka turistë.

Një realitet që shikohet fare thjesht e nuk ka përse kthehet në një sherr politik. Edi Rama, ka ndërhyrë disa herë në postimet e tij, duke bërë thirrje për të mos bërë propagandë antiturizëm, pasi dëmotohet vendi e jo qeveria.

Pak minuta më parë, kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale me pamje nga Spillea, e tejmbushur me pushues./TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT