Prag TRAGJEDISË në Shkodër! Si Alma Arrazi, 27-vjeçarja tenton të mbytet në lumin Buna me 4 fëmijët e mitur

Një tragjedi është parandaluar sot në Shkodër, teksa një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur.

Mësohet se ajo është parandaluar nga policia që patrullonte në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur e reja është pikasur duket tentuar të hidhet në lumë bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Alma Arrazi i dha fund jetës së saj bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur duke u mbytur në lumin Buna, pas problemeve që kishte me bashkëshortin. Për ngjarjen, bashkëshorti Erdgys Arrazi ndodhet në burg, akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT