Shqiptarët bëjnë “kërdinë” në Spanjë! Arrestohen “KOKAT” e bandës së drogës në Barcelonë

Autoritetet spanjolle kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm kundër një bande të organizuar shqiptare të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e madh të drogës në Katalonjë.
Policia e Katalonjës ka arrestuar 18 persona, nga të cilët 11 janë identifikuar si krerë të operacionit për ngritjen e 6 plantacioneve të cannabisit në zonën. Hetimet filluan pas njohjes së një grupi të specializuar në grabitje dhe përfshirjen e tyre në trafik droge.
Rrjeti kishte ngritur disa plantacione të fshehura në shtëpi të ndryshme nëpër qytetet e Katalonjës. Operacioni i policisë nisi në Castellbisbal dhe Barcelonë, ku u arrestuan gjashtë persona në fazën fillestare. Në vijim të hetimit, u kryen një faze e dytë me 10 hyrje në banesa dhe ambiente të tjera në L’Hospitalet de Llobregat, Lloret de Mar, Santa Eulàlia de Ronçana, Sarrià, Sitges, Palau-solità i Plegamans dhe Papiol.
Në total, u sekuestruan 4000 bimë cannabisi, 42 kg marijuanë gati për shitje, 80 kg hashash dhe 60 gram MDMA, si dhe 13,000 euro në para të ndryshme. Autoritetet spanjolle vlerësojnë se operacioni ka goditur fort organizatën dhe tani ata janë duke hetuar për lidhjet e mundshme të kësaj bande me trafikun më të gjerë të drogës.
11 krerë të organizatës janë arrestuar dhe janë të burgosur, ndërsa të tjerët që janë kapur, përfshirë punëtorët e plantacioneve, presin procedurat gjyqësore. Operacioni ka shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës në Spanjë dhe në rajonin e Katalonjës.