Shthurja e gojës në Parlament, Gaz Bardhi s’e di as vetë pse po flet gjithnjë e më rëndë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me debatin e ashpër që pati të enjten (4 korrik) në Kuvend, me deputetin socialist Erion Braçe.
Bardhi, i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në Neës24, u shpreh se nuk e kishte për qëllim të debatonte, duke shtuar se qëllimi i tij ishte që të kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama në lidhje me emërimin e ish kryetari sherbimit sekret rumun si këshilltar. Por Bardhi nuk shpjegon se pse ai e ka shthurur gojën prej kohësh. S’guxon kush t’i replikojë se bëhet nervoz dhe hedh fjalë nga më të rëndat e fjalorit.
“Nuk është qëllimi im të bëj debat, por ka një strategji për të zhvendosur debatin nga partia kundërshtare. Kishte një shkelje të kushtetutës sepse kryeministri s’po i jep llogari parlamentit. Deputetët e opozitës kanë të drejtën për të kërkuar sqarime. Ne kishim ftuar Ramën në një interpelancë për emërimin si këshilltar të një ish-agjenti sekret rumun, që rezulton i përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai.
Debati Bardhi-Braçe:
Bardhi: Ça ke ti mo! Gore ça ke! Gore ça ke! Ça ke …
Braçe.. Fol mirë se sje në rrugë.
Bardhi: Mbyll gojën ti e mos guxo të flasësh kur janë unë duke folur. Mbaj vendin aty
Lindita Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit
Lindita Nikolla: Z. Bardhi të tërheq vëmendjen për ofendimin që sapo bëre
Gaz Bardhi: Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh mua kur jam duke folur