Si u parandalua tragjedia në Shkodër: Para se të hidhej në lumë, 27-vjeçarja telefonoi një familjar…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u parandalua në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në lumin Buna, së bashku me 4 fëmijët e mitur.
Ngjarja e rëndë u parandalua, pasi dyshohet se e reja ka lajmëruar dikë para.
Sipas burimeve për TCH, ajo është nisur drejt urës së Bunës së bashku me fëmijët e saj dhe përpara se të kryente aktin, ka telefonuar një familjaren e saj për t’i dhënë lamtumirën.
Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan.