Skena të turpshme nga Malta! Portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit, provokon me 3 gishtat

Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit.

Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak. Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo.

Kujtojmë dhe në ndeshjen e parë të Egnatias kundër skuadrës boshnjake Banja Luka, tifozët kënduan thirrje raciste duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Megjithatë, deri më tani UEFA nuk ka marrë asnjë masë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT