U arrestua sot në Spanjë, çfarë tha një ditë më parë Alda Nikolli për Leonard Luzin: Dumani do i vinte gjobë, por…

Është arrestuar ditën e sotme në Spanjë Leonard Luzi.

Bëjmë me dije se Luzi akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë se emri i Luzit u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë ekskluzive për Top Channel.

Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT