Vetëvritet Olsi Ibro pas skandalit të mikrokredive, reagon policia: U hodh nga një pallat në ndërtim

Policia ka bërë reagimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rèndë të ndodhur paraditene sotme në Tiranë.
Kujtojmë se Olsi Ibro 45 vjeç është vetëvrarë duke u hedhur nga një pallat në ndërtim, pasi ishte një prej të akuzuarve të sklandalit të mikrokredive.
Sipas policisë Ibro ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas dëmtimeve të marra.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.