VIDEO/ Trump shpëtoi për pak! Ja lëvizja në momentin e fundit që shmangu plumbin në kokë

Ish-presidenti Donald Trump i shpëtoi një atentati mesditën e 13 korrikut, teksa i drejtohej simpatizantëve të tij nga një podium në Pensilvani.

Ish-presidenti shpëtoi vetëm me një gërvishtje në veshin e tij të djathtë, por duket se gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq për të.

Sipas mediave të huaja, nëse nuk do të kthente kokën për të parë një tabelë statistikash të imigracionit gjatë mitingut të tij Trump do kishte marrë plumb në kokë.

Përfaqësuesi i Teksasit, Ronny Jackson, i cili më parë ishte mjeku i Trump, u citua nga “The New York Times” të thoshte se Trump beson se ishte fakti që ai po fliste për krizën e kufirit jugor që i shpëtoi jetën.

“Patrulla kufitare më shpëtoi jetën. Nëse nuk do të kisha treguar atë tabelë dhe do të ktheja kokën për ta parë, ai plumb do të më kishte goditur mu në kokë.”- citohet Trump.

Crooks u qëllua me shpejtësi nga kundërsnajperët e Shërbimit Sekret, por pyetjet mbeten në lidhje me protokollet e sigurisë të agjencisë pas të shtënave.

Një animacion i ri tronditës tregon se sa afër vdekjes i është afruar Trump plumbi që i ka kaluar trurit dhe i ka prekur veshin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT