Zelensky i frikësohet rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë?! Lideri ukrainas: Nëse ai bëhet president…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka folur për një sërë çështjesh të brendshme dhe ndërkombëtare të Ukrainës.

Ndër të tjera, presidenti ukrainas u pyet edhe në lidhje me fushatën elektorale që po zhvillohet në SHBA dhe për faktin se Donald Trump mund të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky u shpreh se nuk i frikësohet aspak kthimit të Trump si president pasi sipas tij, Kievi gëzon mbështetjen dypartiake në SHBA.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me palën republikane të Kongresit dhe klasën politike të SHBA-së”, tha udhëheqësi ukrainas gjatë një konference për shtyp.

Ai vuri në dukje takimet e tij me anëtarët e partisë Republikane javën e kaluar, kur ai udhëtoi në SHBA për të nënshkruar Paktin e Ukrainës – një premtim shumëkombësh i mbështetjes afatgjatë për Kievin kundër Moskës. Republikanët “respektojnë Ukrainën, popullin e Ukrainës, luftëtarët tanë dhe mua”, tha ai.

“Nëse zoti Donald Trump bëhet president, ne do të punojmë me të. Unë nuk kam frikë nga kjo”, theksoi Zelensky.

Zelensky përmendi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh që SHBA dhe aleatët e saj i premtuan Ukrainës javën e kaluar dhe sugjeroi se Trump do të ishte i lumtur për marrëveshjen, sepse tre të katërtat e parave do të vijnë nga Evropa dhe jo nga SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT