Zgjedhjet në Himarë/ Ja pse PS vendosi të garojë me Vangjel Tavon

Kryesia e Partisë Socialiste vendos sot se kandidat për zgjedhjet në Himarë më 4 gusht do të jetë Vangjel Tavo.
Pas përfundimit të mbledhjes, Blendi Klosi ka treguar edhe arsyet pas një vendimi të tillë, teksa u shpreh se Tavo është një figurë politike e njohur. Ai shtoi se Tavo vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti dhe se pritshmëritë e PS janë për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv më 4 gusht.
“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.
Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit ‘Shqipëria 2030’.
Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës.”- tha Klosi.