E ngarkuara me punë e SHBA takohet me Edi Ramën, Nancy VanHorn: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë

Engarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar me kryeministrin Edi Rama, për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjikë.
VanHorn po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë së SHBA në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.
Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”– thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.