Edhe Ilir Meta i fiksuar me taksën e sheshtë: Do e bëj me 10%!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se forca e tij politike do të kthejë taksën e sheshtë në masën 10%, njëlloj siç ishte në kohën e qeverisë Berisha deri në vitin 2013, para se socialistët të vinin në zbatim taksimin progresiv.
“Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% dhe do të rimbursojmë TVSH-në për kompanitë eksportuese”, tha Meta në një konferencë për mediat, ku prezantoi disa propozime për ekonominë. Ai gjithashtu tha se do të propozojë uljen e normës së tatimit në 5% për kompanitë e huaja me mbi 50 milionë euro fitime, në mënyrë që të thithen investimet e huaja.