FOTOLAJM/ Kërcënuan presidentin e FSHF, ja kush janë personat që u vunë në pranga

Personat në fotot e mëposhtme janë katër nga pesë personat e arrestuar në lidhje me kërcënimin e kreut të FSHF-së Armando Duka.

Për ngjarjen në pranga janë vënë në pranga presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiago Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Haxhi e Petrit Selmani.

nazmi selmani

brajan selmani

santiago selmani

petrit selmani

Presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës. Rreth orës 21:30, ata e kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.

Po ashtu është zbardhur edhe mesazhi që presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani i ka dërguar Dukës.  Në mesazh thuhet: “…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT