Ilir Meta kërcënon bankat: Ju falimentoj për 24 orë, si më bllokoni ju llogaritë

Kreu i PL, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Meta sulmoi Dumanin e Ramën, duke thënë se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare te PL, pasi sipas tij synimi i tyre është që ta asgjësojnë forcën poltike.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.

Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden”, tha kreu i PL.

“E mora në telefon drejtorin e bankës, si je?

-O zoti president, tha, kënaqësi e madhe.

I thashë se cke një drejtoreshë që se di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të pagujt pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë.

Kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për këtë që ka ndodhur.

Ua them juve dhe të gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëj thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka faklimetuar përderisa si përgjigjet PL.

Nëse kjo nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare.

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën? Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës, po shkrimin e 28 prillit.

Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekurtuar pluralizmin në Shqipëri”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT