Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit/ Reagon për herë të parë kryeministri maqedonas: Herën tjetër…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar për herë të parë ditën e sotme, në lidhje me incidentin e ndodhur me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në aeroporti ne Shkupit.
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun nga Kosova, Albin Kurti, që po zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoni, ku Mickoski ka kërkuar falje për ngjarjen. Ai ka thënë se udhëtimet komerciale janë njësoj edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera.
“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski.
Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore. Delegacioni nga Kosova është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.