Kalaja sulmon ambasadat: Të mbajnë vendin e tyre, Shqipërinë e bëjmë vetë ne me Saliun

Mllefin për gjendjen e opozitës sot, Adriana Kalaja e ka nxjerrë ndaj ambasadave të vendeve partnere në vendin tonë.
Në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku nuk arritën të mbledhin as 10 protestues, Kalaja tha me tone të larta se ambasadat duhet të mbajnë vendin e tyre dhe se Tiranën dhe Shqipërinë e bëjmë vetëm ne dhe jo ambasadorët.
“Ambasadat të mbajnë vendin e tyre. Tiranën dhe Shqipërinë e bëjmë vetëm ne. Nuk e bëjnë as ambasadat dhe as ambasadorët”, tha Kalaja.