KUJDES PAMJET! Protesta në Thumanë-Kashar, Përgjaken protestuesit pas përplasjes me policinë

Ka nisur me incidente protesta e qytetarëve në aksin Kashar-Thumanë, ku disa qindra banorë të Krujë, Fushë-Krujës e Thumanës, kanë bllokuar aksin rrugor.
Bëhet me dije nga burimet për Gazetën Shqip se numri i protestuesve është shumë i lartë, teksa dy prej tyre janë lënduar nga përplasja me forcat e policisë.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga Gazeta Shqip dy nga protestuesit e lënduar vijojnë ende të jenë në aksin Thumanë- Kashar, teksa njëri prej tyre ka marrë lëndime në fytyrë dhe tjetri në këmbë.
Banorët kërkojnë që të kenë akses mes rrugës së re dhe rrugës ekzistuese (të vjetrës) përmes nyjeve, ashtu siç parashikohej edhe në projektin fillestar.
Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar rradhë makinash në të dy anët e autostradës.